Ja një listë me disa bindje qesharake dhe mite të pavërteta të menstruacioneve që duhen ditur njëherë e përgjithmonë nga gratë, për këtë periudhë 'të dashur' të muajit.
1- Jo dush dhe vaskë
Mendohet e gabuar dhe shumë antihigjenike. Në fakt, e vërteta është krejt e kundërta, sepse pikërisht në këtë periodë kujdesi për higjienën intime dhe atë të përgjithshme rritet. Noti në det ose pishina mund të bëhen njësoj si dushi në shtëpi apo larja në vaskë.
Është e vërtetë që uji i ftohtë mund të frenojë përkohësisht fluksin e gjakut të ciklit, por është gjithashtu e vërtetë, që bëhet fjalë për një efekt fiziologjik, që shkaktohet nga ngushtimi i enëve të gjakut, për shkak të rënies së temperaturave prandaj nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo nuk përbën asnjë rrezik.
2- Flokët rriten më shpejt
Një tjetër mit shumë larg realitetit. E vërteta është se gjatë ciklit menstrual hormonet janë përkohësisht në qetësi dhe si rrjedhim, nuk stimulojnë rritjen e flokut apo qimeve. Kështu që, jo vetëm që rritja e flokëve nuk ndodh, por në fakt është e kundërta, floku ngadalëson rritjen.
Nuk është ky rasti, në fakt, por nëse zgjedh të depilohesh, gjatë periudhës së menstruacioneve, ose pak më përpara, do të keni një lëkurë të butë për një periudhë të gjatë.
3- Majdanozi, aleati magjik
Një prej erëzave më të përdorura në kuzhinë. Mjafton fare pak që pjata juaj të marrë një tjetër shije, por majdanozi, me ose pa menstruacione, nuk ka asnjë efekt magjik apo efekt qetësues të veçantë.
Disa tufa majdanozi, që duhet të përdoret me kujdes sepse në sasi të mëdha mund të jetë toksik, nuk janë në gjendje, siç thonë gojëdhënat e vjetra popullore, të qetësojnë dhimbjet e menstruacioneve.
4- Të mos lyesh flokët
A thua se në ato ditë gruaja duhet të vendos në plan të dytë pjesën më të madhe të jetës së saj njësoj si të vendos në pauza zakonet e kujdesit ndaj vetes. Absolutisht e pavërtetë! Edhe pse legjendat popullore thonë që ngjyra e flokut gjatë periudhës së menstruacioneve nuk është e rekomanduar sepse boja ka të ngjarë të dështojë dhe të mos japë rezultatet që ju prisni, ndaj miti i moslyerjes së flokut gjatë atyre ditëve është absolutisht i pabazë.
Këto ngjyra mund të realizohen, ashtu si në çdo periudhë tjetër të muajit apo vitit, sepse nuk ekziston asnjë motiv logjikë apo shkencor për të mbështetur këtë teori.
5- T’i thuash JO intimitetit
Një tjetër tabu e imponuar nga besimi popullor por e pavërtetë. Edhe gjatë ciklit menstrual, gruaja është e lirë të jetojë intimitetin me partnerin e saj, pa probleme.
Sensualiteti nuk ka limite apo kufizime të veçanta gjatë menstruacioneve dhe partneri nuk ka arsye të frikësohet apo sprapset, nuk ekziston asnjë rrezik, madje as transmetimi i sëmundjeve të ndryshme, siç mendojnë shumica. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Hormoni i shtatzënisë: Çfarë është Beta h-CG dhe si ndryshohen vlerat e saj!
A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?
Përzieni pastën e dhëmbëve me urinë për të kuptuar nëse jeni shtatzënë (Video)
Kur testi i shtatzënisë rezulton negativ i rremë: Ka tri arsye për shfaqjen e vetëm një vije, e treta është shumë e rrezikshme!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre