LAJMI I FUNDIT:

Tash në “Përballje”: A ka lajme të rrejshme në Kosovë? (Video)

Tash në “Përballje”: A ka lajme të rrejshme në Kosovë? (Video)

Në emisionin e sontëm ‘Përballje’ në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com, po diskutohet për lajmet e rrejshme dhe joprofesionalizmin.

A po rrezikohet demokracia globale nga lajmet e rrejshme në rrjetet sociale? A ka humbur vlera e fjalës dhe lajmit?


Si janë kthyer lajmet e rrejshme burim i informatave për qytetarët? A kanë ndikim rrjetet sociale në shpërndarjen e lajmeve të rrejshme? Çfarë thonë gazetarët për këto e a është Kosova e rrezikuar nga këto lajme kur tashmë jemi në vit zgjedhor?

A mund të ketë ndonjë model për të parandaluar këtë? Pse sipas profesionistëve të gazetarisë përpos lajmeve të rrejshme ka edhe lajme joprofesionale që qëllim kanë përfitimin material.

A është situata e njëjtë edhe në shtetet e rajonit?

Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Imer Mushkolaj, kryetar i bordit, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës;

Agron Shala- kryeredaktor, Telegrafi.com;

Besa Luci – kryredaktore, Kosova2.0 ;

Parim  Olluri – drejtor, Insajderi.com

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20: 20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/