Ministri i Diasporës, Valon Murati, priti në një takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe të CiviKos-it, të cilët i njoftoi për dy projekte të Ministrisë së Diasporës dhe u ofroi bashkëpunim në realizimin e tyre.
Projekti i parë ka të bëjë me zgjerimin e projektit të praktikave të studentëve të diasporës edhe në biznese dhe OJQ. Ministri Murati u tregoi përvojën e deritanishme të këtij projekti në institucionet publike dhe shtroi idenë e zgjerimit të tij edhe në biznesin privat dhe shoqërinë civile.
Me këtë rast, ministri Murati kërkoi nga të pranishmit që studentëve të interesuar nga diaspora t’u krijohet mundësia ta kryejnë praktikën në biznese të ndryshme. Ata e mirëpritën këtë projekt, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim.
Po ashtu, ministri ua paraqiti projektin që ka të bëjë me përfshirjen afatshkurtër të ekspertizës nga diaspora në fusha të ndryshme të aktiviteteve në Kosovë dhe kërkoi që edhe në këtë fushë të realizohen projektet e përbashkëta. Si me përfaqësuesit e biznesit, ashtu edhe me ata të diasporës u shtrua nevoja e shfrytëzimit të ekspertizës nga diaspora në zhvillimin ekonomik, arsimor dhe institucional në Kosovë.
Shumë shpejt pritet që me përfaqësuesit e bizneseve dhe të shoqërisë civile të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi, ku do të përcaktohen detajisht mënyrat e bashkëpunimit në realizimin e këtyre projekteve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre