LAJMI I FUNDIT:

PD-ja e Aganit prapë në koalicion me PDK-në

PD-ja e Aganit prapë në koalicion me PDK-në

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se është i mendimit ta vazhdojë partneritetin me Partinë Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se janë në fazën përfundimtare të zyrtarizmit të koalicionit me PDK-në, por pritet vetëm konfirmimi i Këshillit Drejtues të PD-së.


Agani ka thënë për “Epoka e re” se nga bisedat që kanë pasur me zyrtarë të PDK-së, kanë kërkuar që PD-ja të jetë prijëse e proceseve në sektorin e shëndetësisë dhe atë të arsimit.

Ai ka theksuar se nëse PD-ja shkon në koalicion me PDK-në do të përfaqësohet me pesë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Agani ka thënë se koalicioni PDK-PD i ka të gjitha parakushtet të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori