LAJMI I FUNDIT:

Pas kërkesave të mëdha, Gentli Shoes të dielen zbarkon me dyqanin e ri në Tiranë (Foto)

Pas kërkesave të mëdha, Gentli Shoes të dielen zbarkon me dyqanin e ri në Tiranë (Foto)

E diela në Tiranë do të jetë shumë e veçantë, sidomos për adhuruesit e këpucëve, pasi për herë të parë në Shqipëri zbarkon Gentli Shoes me brendet më të njohura botërore – Clarks, Ciciban, Moleca, Vizzano, Kendall + Kylie, Fly London, Vagabond, Steve Madden, Imac etj.

Është Gentli Shoes, rrjeti i njohur i dyqaneve të këpucëve që nga e diela do të hapë dyqanin e parë në Shqipëri, pas kërkesave të mëdha të vizitorëve në rrjetin e dyqaneve në Kosovë.

#ss17 #stevemadden

A post shared by Gentli Shoes (@gentlishoes) on Apr 12, 2017 at 8:45am PDT

Duke filluar nga këpucë të llojeve të ndryshme, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, të gjithë në Tiranë do të mund të shijojnë kënaqësinë e blerjes së këpucëve të modeleve më të reja të brendeve të njohura botërore si Clarks, Ciciban, Moleca, Vizzano, Kendall + Kylie, Fly London, Vagabond, Steve Madden, Imac, etj.

Pos modeleve të reja të brendeve botërore, Gentli Shoes sjellë edhe një linjë të gjerë të këpucëve për fëmijë.

Dyqani do të hapet më 7 maj në qendrën e re tregtare “Toptani” në qendër të Tiranës, në pjesën qendrore të tij (katin e tretë).

Ky është një tjetër hap i guximshëm i brendit të veçantë shqiptar të rrjetit të dyqaneve të këpucëve, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Kosovë.
/Telegrafi/