LAJMI I FUNDIT:

Parku i qytetit të Tetovës pa kushte elementare, qytetarët shprehen të shqetësuar (Foto)

Parku i qytetit të Tetovës pa kushte elementare, qytetarët shprehen të shqetësuar (Foto)

‘Gjelbërojmë qytetin’, ky ishte sllogani i Komunës së Tetovës në përurimin e parkut të qytetit dhe këndin e lojërave përballë stacionit të autobusave. Park i cili i ka munguar qytetarëve një kohë shumë të gjatë. Është projekt me vlerë dhe i dobishëm për fëmijët, prindërit dhe poashtu edhe pensionistët.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjatë ceremonisë, para qytetarëve tha se tetovarët kanë mendim shumë të keq për këtë park, sepse ka qenë tërësisht i anashkaluar.


Në realitet, parku i qytetit ka qenë vendi i veseve dhe dukurive negative dhe tani realiteti flet pozitivisht, por jo edhe i kënaqshëm aq sa duhet. Qytetarët për Telegrafi Maqedoni thonë se parku është për tu lavdëruar, mirëpo nuk ka kushte elementare dhe janë më se të nevojshme ato.

‘Unë pothuajse dal çdo ditë. Ka pasur nevojë qyteti për një park të tillë. Unë shoh që ka edhe fëmijë pak më të rritur dhe dalin pa prindër. Mos dhashtë Zoti që të sulmohen nga ndonjë qen endacak. Duhet të ketë gardh rrethues dhe jo kështu siç është. Patjetër të ketë një njeri i cili do të përkujdeset për parkun. Higjienën duhet ta mbajmë edhe ne por Komuna duhet të angazhojë edhe ndonjë person i cili do të kujdeset në mirëmbajtjen e tij’, shprehet Aleksandar Nikollovski.

Pensionisti anonim për Telegrafi Maqedoni shprehet i shqetësuar sepse parku nuk ka gardh rrethues dhe bekatonat nuk janë të vendosura në mënyrën që edhe kur të ketë reshje të shiut, mos të krijohet baltë dhe që ajo më pas të del në korsi.

‘Është një iniciativë e mirë kjo, mirëpo unë si pensionist që kam punuar edhe vozitës autobusash kam parë sesi parqet dhe këndet e fëmijëve janë jashtë. Nuk ka rrethoja, vetë me sytë e mi e kam parë në mëngjes qenin endacak duke urinuar te rekuizita. Paramendoni, tani fëmijët do të vijnë dhe do të luajnë aty dhe kontakti me dorë mund të shkaktojë ndonjë sëmundje infektuese. Pastaj, korsitë dhe bekatonat janë ndërtuar shumë keq. Nëse do të kishte reshje të shiut, ditën e nesërme e gjithë balta do të ishte pranë këmbëve të këmbësorëve. Nuk di çfarë të them tjetë. Është bërë punë pa punë’, deklarohet pensionisti maqedonas.

Telegrafi Maqedoni pati rastin të kontaktojë në vend drejtpërdrejtë edhe me mësuesen e shkollës fillore ‘Përparimi’ në Reçicë të Madhe, e cila kishte dalë me nxënësit për relaksim. Ajo kërkoi që të mbetet anonim në deklaratën e saj, shkaku i konfliktit të interesit. Mësuesja u shpreh se parku jep shumë pasiguri dhe rekuizitat për të lozur nuk janë edhe aq të përshtatshme.

‘Nuk ka mjete për të lozur. Këto që janë këtu janë të papërshtatshme. Ka shumë pluhur! Këto rekuizitat prej hekuri janë të pasigurta dhe ne frikësohemi si pedagoge t’i lëshojmë fëmijët. Jemi përgjegjëse para se gjithash ndaj prindërve. Parku ka nevojë për gjëra bazike, rrethojë, toalet, çezma. Duhet të ketë një person për mirëmbajtjen e parkut, sepse ne e dimë se ky ka qenë vendi i qenve endacak dhe qentë natën e kanë si strehimore’, theksoi mësuesja e shkollës fillore ‘Përparimi’.

Komuna e Tetovës, e kontaktuar nga Telegrafi Maqedoni rreth ankesave të qytetarëve kumton se rrethimi (fizik) në kuptimin klasik do të prishte konceptin e parkut. Kurse për sa u takon toaleteve publike, më herët në një rast tjetër, kemi pasur një reagim të qytetarëve, më idenë që nuk është e qëllueshme, që në një park të një hapësire jo shumë të madhe, të montohen toalete. Kurse për sa i takon çezmave të ujit për pije do ta shqyrtojmë seriozisht si mundësi.

Parashtrohet pyetja çfarë nëse qentë endacakë sulmojnë ndonjë fëmijë te parku. Do të reagohet pasi të ketë ndonjë viktimë! Nga Komuna thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim në autoritetet komunale për sa i takon çështjes së qenve endacakë, megjithatë do shqyrtohet edhe kjo si problematikë.

Nga Komuna e Tetovës shfrytëzojnë rastin për apel për sa i takon ruajtjes dhe mirëmbajtjes së parkut, që të ketë përgjegjësi më të lartë qytetare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori