LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për pesë ditët e ardhshme parashikon mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7-14 gradë Celsius.


Shtypja atmosferike do të mbetet e larte mbi vlerat e normales, por në ditën e premte ka tendencë të ketë ulje për 10-15 milibar dhe të krijojë kushte që vende -vende të ketë reshje shiu gjatë së shtunës. Por, kjo situatë meteorologjike nuk do te ndikojë në uljen e vlerave te temperaturave maksimale.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe më tej nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s. /Telegrafi/