LAJMI I FUNDIT:

Paditi kompaninë Tesla, shkaku i përplasjes së Model X për muri (Foto)

Paditi kompaninë Tesla, shkaku i përplasjes së Model X për muri (Foto)

Ji Chang Son nga Shtetet e Bashkuara, e ka paditur kompaninë Tesla, pasi e ka përplasur makinën Model X për murin e shtëpisë.

Ai pretendon se vetura elektrike ka filluar të shpejtonte vet dhe është ndeshur për garazhin e dhomën e ndejës, transmeton Telegrafi.


Për pasojë, së bashku me një person tjetër që ishte brenda, ai ka marrë lëndime të konsiderueshme, por pa rrezik për jetë.

Makina, pak momente pas përplasjes

Për shkak të lëndimeve dhe dëmtimit të shtëpisë dhe makinës, Son e ka paditur kompanisë Tesla, duke kërkuar kompensim dhe dëmshpërblim.

“Automobili ka filluar të lëviz spontanisht dhe me shpejtësi të lartë, duke shkuar në drejtim të padëshiruar. Shoferi nuk ka mundur ta ndalojë, derisa është përplasur për muri dhe disa objekte druri”, shkruan mes tjerash në ankesën e dërguar në gjykatë.

Në anën tjetër, zyrtarë të kompanisë nuk kanë thënë asgjë, ndërsa janë duke bërë hetim të brendshëm të këtij rasti. /Telegrafi/