LAJMI I FUNDIT:

Obama e do Britaninë të fortë në një BE të fortë

Obama e do Britaninë të fortë në një BE të fortë

Presidenti amerikan, Barack Obama i ka thënë të premten kryeministrit britanik David Cameron se SHBA-ja “e vlerëson një Britani të Madhe të fortë në një Bashkim Evropian të fortë”, duke paralajmëruar se nuk dëshiron ta shohë Londrën jashtë bllokut evropian, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Cameron, i cili është përballur me thirrjet e disa prej njerëzve më të fuqishëm në vetë partinë e tij për mbajtjen e një referendumi mbi atë nëse Britania duhet të dalë nga BE-ja apo jo, anuloi të premten fjalimin e shumëpritur mbi rolin e ardhshëm të Britanisë në BE për shkak të krizës së pengjeve në një impiant gazi në Algjeri, ku besohet se ka britanikë dhe amerikanë në mesin e pengjeve.

Obama dhe Cameron u konsultuan po ashtu në një bisedë telefonike për gjendjen e pengjeve në Algjeri dhe shprehën mbështetjen e tyre për operacionin ushtarak të Francës kundër militantëve islamikë në Mali.


“Kryeministri u zotua që të rimendojë marrëdhëniet BE – Britani përpara fjalimit të tij të ardhshëm”, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

SHBA-ja gjithnjë ka qenë mbështetëse e qëndrimit të Britanisë në BE, me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për çështjet evropiane, Philip Gordon, që tha se anëtarësia e Britanisë në bllok është “në interes të Amerikës”.

Cameron pritet që të shprehë zemërimin në rritje të britanikëve ndaj BE-së për veprimet e bëra në valën e krizës financiare.

“Njerëzit janë më se të zemëruar për faktin se vendimet merren pa pjesëmarrjen e tyre, gjë kjo që do të thotë se standardet e tyre të jetesës priten nëpërmjet masave të imponuara të kursimit apo se taksat e tyre përdoren për të shpëtuar qeveritë në anën tjetër të Kontinentit”, thuhet në fjalimin e Cameronit, pjesë të të cilit kanë rrjedhur në publik qysh para mbajtjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori