Kosova po përballet këto ditë me temperatura të larta, të cilat, sipas Instituti Hidrometeorologjik, kanë arritur këto ditë në 35 gradë.
Ngritja e temperaturave, si pasojë ka rritur edhe numrin e personave që kanë nevojë për ndihmën mjekësore.
Në Klinikën Emergjente, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndihmë mjekësore për muajt qershor e korrik, kanë kërkuar rreth 10 mijë persona.
Basri Lenjani, drejtor i Qendrës Emergjente, i tha Radios Evropa e Lirë se ndërlikimet shëndetësore nga temperaturat e larta janë shfaqur tek personat me sëmundje kronike, ata me sëmundje kardiologjike, gratë shtatzëna e të tjerë.
“Nga ky numër i gjithëmbarshëm, vetëm për muajin qershor mbi 4800 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, derisa numër rekord ka shënuar muaji korrik, ku ende pa përfunduar muaji, janë lajmëruar mbi pesëmijë raste. Të gjitha këto raste që kërkojnë ndihmë janë të ndikuara drejtpërdrejt nga i nxehti, dhe këshilla jonë është që nga ora 11:00 deri në orën 17:00, njerëzit të mos u ekspozohen rrezeve të diellit”,tha Lenjani.
Shërbimet internistike frekuentohen me numër më të madh dhe rastet më të shpeshta që kërkojnë ndihmë janë ata me probleme kardiake, e me shtypje të lartë të gjakut.
Doktor Basri Sejdiu, internist në Qendrën Klinikë Universitare, thotë se vërehet një numër i shtuar i pacientëve me probleme kardiake.
“Me ngritjen e temperaturave, sidomos javën e fundit njerëzit me sëmundje kronike janë prekur shumë. Në kardiologjinë invazive me prekje infarkti nuk ka numër të shtuar, por në vizita ambulatore është shtuar fluksi i pacientëve dukshëm”, thotë Sejdiu.
Derisa Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se temperaturat ditët e fundit kanë lëvizur nga 34 deri në 35 gradë. Por nga dita e martë, sipas tij, do të ketë kushte tjera hidrometeorologjike.
“Nga nesër temperaturat do të ulen deri në 7 gradë celsius dhe do të ketë edhe reshje shiu. Kjo gjendje do të vazhdojë deri në fund të javës. Sipas parashikimeve muaji gusht prap do të jetë më temperatura mbi 30 gradë”, thotë Aliu.
Sidoqoftë, profesionistët shëndetësorë thonë se edhe ata që ngasin makinat duhet të kenë kujdes, pasi që për shkak të temperaturave të larta mund të shkaktohen çrregullime të përqendrimit, dhe për pasojë mund të ketë shtim të rasteve të aksidenteve në komunikacion.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre