LAJMI I FUNDIT:

Nuk bëhet shaka me policet kineze

Nuk bëhet shaka me policet kineze

Një modele kineze është dënuar me nëntë muaj burg pasi ka postuar në internet fotografi të sajat, në të cilat duket si një police seksi.

Top-Channel njofton se Wang Xiomeng ka pozuar për një reklamë të një romani policie, mirëpo kjo gjë i ka shkaktuar shumë telashe.

Në njërën nga fotografitë, 23-vjeçarja shihet e ulur në shtrat duke veshur getat me një kapele policie në kokë. Në një tjetër fotografi, ajo pozon me bluzën e policisë të zbërthyer duke treguar në këtë mënyrë dekoltenë.


Wang i ka postuar fotografitë në një blog, ndërsa pas disa ankesave, zyrtarët qeveritarë e urdhëruan policinë ta arrestonte atë me motivin e “personifikimit të rremë të një agjenteje policie”. /Telegrafi/