LAJMI I FUNDIT:

Nokia D1C, specifikat e telefonit rrjedhin online!

Nokia D1C, specifikat e telefonit rrjedhin online!

Një telefon i ri Nokia që nuk është lansuar zyrtarisht dhe që duket se titullohet Nokia D1C, ështa shfaqur në Geekbench.

Sipas sajtit, Nokia D1C punon me Android 7.0 Nougat, përdor procesorin Snapdragon 430 i cili punon me shpejtësi deri në 1.4GHz dhe ka RAM memorie prej 3GB.


Snapdragon 430 është një procesor mesatar me performance të larta, i cili është lansuar shtatorin e vitit të kaluar. Redmi 3S nga Xiaomi i lansuar në qershor përdor këtë procesor poashtu. Procesori vie me njësi grafike Adreno 505.

Raportet për telefonin Android nga Nokia kanë filluar të qarkullojnë para disa muajve, duke na lënë të kuptojmë se kompania është duke planifikuar të hyjë përsëri në treg me dy telefona të ri që do të punojnë me Android Nougat.

Telefonat e rinjë të Nokia pritet të debutojnë në prag të fundvitit por mund të shtyhen për çerekun e parë të vitit tjetër, varësisht prej kohës që do të marrë testimi dhe zhvillimi i tyre.