Në këto ditë të ftohta, një prej ushqimeve më të ngrohta dhe më të shijshme është edhe trahanaja
Në Turqi, trahanaja është një kulturë e vjetër ushqimi, por, ashtu si edhe tek ne, mund të konsumohet si në mëngjes, edhe në mbrëmje.
Zakonisht, trahanaja është një ushqim i përgatitur në shtëpi, nga brumi i ardhur i gatuar me kos dhe miell gruri (brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj thahet në diell e thërrmohet; një lloj qulli pak i thartë që bëhet me këtë brumë).
Sipas recetës turke, përbërësit janë: kos i thjeshtë, miell, piper i kuq, qepë dhe domate. Po kështu, trahanaja atje serviret në dy variante: e thatë dhe e lëngët. Lloji më i zakonshëm i trahanasë është kjo e dyta, e cila është shumë më e thjeshtë për t’u bërë gati si supë.
Megjithatë, edhe nëse ju keni në shtëpi një trahana të thjeshtë (sipas recetës shqiptare vetëm me kos e miell gruri), mund të ndërtoni me të një supë jo të zakonshme. Ja se si:
Përgatitja:
Për të përgatitur supën, fillimisht hidh trahananë në një tas me ujë të ngrohtë bashkë me erëza (piper i kuq, spec i kuq i bluar ose edhe pak piper të zi).
Në një tigan skuq për disa minuta një kokërr qepë derisa të marrë ngjyrë transparente.
Një kokërr domate, të cilën e ke grirë më parë imët, përzieje me qepët. Pas kësaj, hidh trahananë tashmë të zbutur në ujë të ngrohtë.
Nëse ka nevojë edhe për pak ujë, shto duke e kontrolluar që supa të ketë një lëng të trashë. Në fund rregulloje shijen me gjalpë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSalcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!
Byrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët
Brokoli me djathë e vezë përgatitet për 10 minuta: Do ta adhuroni këtë racion!
Si përgatitet tahini: Receta për çorbën e shijshme dhe të shëndetshme me makarona
Mish qengji në furrë: I lëngshëm dhe i shijshëm mu sikur ta kishit pjekur nën saç!
Mantia me djathë dhe spec djegës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre