LAJMI I FUNDIT:

Ngrohtë edhe gjatë këtij vikendi

Ngrohtë edhe gjatë këtij vikendi

Gjatë vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, por me mundësi reshjesh të shiut në orët e pasdites, kurse në fillim të javës së ardhshme do të ketë rënie temperaturash.

Gatë ditës së sotme (e shtunë) vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të nxehta ajrore nga Afrika veriore, por nga dita e diel, një front i ftohtë që do të kalojë mbi rajon do të sjellë përkeqësim të motit me reshje shiu dhe rënie të theksuar të temperaturave në fillim të javës së ardhshme.


Sipas Prishtina Weather, të shtunën do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Të dielën, me afrimin e sistemit frontal nga veriperëndimi, vranësirat pritet të shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu me bubullima. Reshjet e shiut me bubullima, vende-vende do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe herët në mëngjes gjatë ditës së hënë. Të hënën do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht i vranët me riga lokale shiu.

Të martën do të mbajë mot i freskët, kryesisht me vranësira, paradite me reshje më të qëndrueshme shiu, e gjatë ditës me riga lokale shiu. Të mërkurën, pritet përmirësim i motit dhe intervale më të gjata me diell.

Të shtunën temperaturat do të jenë ende në rritje, me maksimale deri në 32C, ndërsa të dielën do të arrijnë deri në 29C. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C.

Me depërtimin e masave të ftohta ajrore në fillim të javës së ardhshme, temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të dy vlerat. Minimalet do të zbresin deri në 8C, e maksimalet deri në 21C.

Të shtunën do të fryejë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-2m/s, e nga dita e diel, mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë rreth vlerave normale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori