LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra e kësaj Porsche është më e shtrenjtë sesa vetura, dhe përdoret në vetëm pesë vetura gjatë një viti (Foto)

Ngjyra e kësaj Porsche është më e shtrenjtë sesa vetura, dhe përdoret në vetëm pesë vetura gjatë një viti (Foto)

Ngjyra në këtë veturë të tipit Porsche 911 Turbo quhet Python Green Chromaflair dhe kushton afro 100 mijë dollarë, më saktë 82.645 euro dhe është pjesë e paketës ekskluzive të cilën e ka kërkuar një blerës anonim.

Ngjyrat e shtrenjta janë duke u kërkuar në masë të madhe, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon edhe kjo veturë e cila është e lyer me një ngjyrë të tillë, transmeton Telegrafi.


Ngjyra “Chromaflair” është e disponueshme në treg në nuancë të kaltër, të artë dhe rozë, kurse kjo ngjyrë përdoret në vetëm pesë veturë gjatë një viti.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një ngjyrë të tillë në veturën e tyre, do të kishin më shumë llogari që ta blejnë një veturë të re Porsche 911 Carrera. /Telegrafi/