Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, nesër (e enjte) do të vendosë për ose kundër vazhdimit të misionit zviceran të paqes, Swisscoy në Kosovë.
Më parë Këshilli Federal (qeveria e vendit) kishte vendosur për vazhdimin deri në fund të vitit 2020, me reduktime që do të bëheshin gradualisht.
Për Swisscoy-n deri më tash kanë shërbyer rreth 5000 ushtarë zviceranë, nga gjysmë viti, në baza vullnetare, shkruan blick.ch. Kostoja e deritashme e gjithë misionit zviceran atje ka arritur në rreth 700 milionë franga.
Duke qenë se vendimi për vazhdim nga ana e qeverisë ishte marrë vetëm për tri vitet në vijim, ai duhet të përsëritet, gjegjësisht të vërtetohet secilin vit të kësaj periudhe. Kështu, tash për tash ende nuk është e qartë nëse trupat e Zvicrës do të mbeten në Kosovë edhe pas vitit 2020 ose jo. Kjo, veç tjerash edhe për faktin se nesër në parlament do të votohet lidhur me dy kërkesa parlamentare që kërkojnë tërheqjen pas vitit 2020.
Kërkesa e parë vjen nga deputeti nacional i Lëvizjes Qytetare të Gjenevës, Roger Golay, i cili bën pjesë në grupin parlamentar SVP/UDC, transmeton albinfo.ch. Ai pra kërkon që pas vitit 2020 të mos ketë më vazhdim të qëndrimit të trupave zvicerane në Kosovë.
Po ashtu përfundim të misionit kanë kërkuar edhe deputetët e gjelbër: Lisa Mazzone dhe Balthasar Glättli. Por për ndryshim nga Golay, këta kërkojnë që misioni të kalojë në kompetencat e Ministrisë së Jashtme dhe të shndërrohet në një mision që do të mbështesë projekte të zhvillimit në Kosovë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?