LAJMI I FUNDIT:

Nëntë rregulla të Speciales në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Nëntë rregulla të Speciales në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese nxori Vendimin mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave.

Referimi synonte garantimin e përputhshmërisë së Rregullores me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ( që trajton “Të drejtat dhe liritë themelore”).


Kjo Rregullore rregullon zhvillimin e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara dhe u miratua më 17 mars 2017 nga gjykatësit e tjerë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të mbledhur në seancën e parë plenare.

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk morën pjesë në miratimin e Rregullores.

Më 27 mars, 2017, Rregullorja iu referua Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. U caktua një panel prej tre gjykatësish ndërkombëtarë të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu u caktua edhe gjykatësi rezervë. Në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), paneli kishte tridhjetë ditë për shqyrtimin e Rregullores.

Në Vendimin e sotëm, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se Referimi ishte i pranueshëm.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese kujtoi se, në bazë të Ligjit, Rregullorja duhet të pasqyrojë standardet më të larta të të drejtave ndërkombëtare të njeriut me synimin e garantimit të procedurave gjyqësore të drejta dhe të shpejta. Pas shqyrtimit të 208 rregullave të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se nëntë prej rregullave ishin në mospërputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.

Gjykata gjithashtu u shpreh se nuk mund të nxirrte konstatim nëse një rregull tjetër ishte në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës.

Vendimi i Gjykatës në lidhje me Rregulloren do t’u dërgohet gjykatësve në Plenare për të ndërmarrë veprime të mëtejshme mbi dispozitat përkatëse.

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nuk do të marrin pjesë në veprimet e lartpërmendura. /klankosova/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori