LAJMI I FUNDIT:

Nëna po thurte triko, motra do të martohej gjatë gushtit – dinamika e plotë e vrasjes kur djali qëllon për vdekje babanë (Video)

Nëna po thurte triko, motra do të martohej gjatë gushtit – dinamika e plotë e vrasjes kur djali qëllon për vdekje babanë (Video)

Siç e shihni në këto pamje dhe bazuar në informacione policore, mësohet se konflikti mes babait dhe djalit në Kamëz ka nisur fillimisht në ambientet e jashtme të banesës 1-katëshe të familjes Metallari.

Mësohet se Mirald Metallari ka marrë armën e shërbimit të babait dhe fillimisht e ka qëlluar atë pranë derës kryesore në verandë.


Për të shuar konfliktin dhe për të ndaluar të shtënat e tjera, ka ndërhyrë në mes nëna e autorit, e cila ka mbetur dhe vet plagosur.

Në kushtet kur ka parë nënën e tij të mbuluar nga gjaku, 21-vjeçari e ka transportuar me një makinë drejt spitalit ushtarak për t’i shpëtuar jetën.

Burimet thonë se mamaja po thurte triko në momentin kur ndodhi sherri mes burrit dhe djalit të saj.

Mirald Metallari, sipas banorëve të zonës, kishte emigruar për rreth dy vjet në Angli dhe kishte pak muaj që ishte kthyer.

Banorët thonë se 21-vjeçari bënte një jetë të mbyllur dhe nuk ishte shumë social.

Mirald Mytollari ka dy motra, njëra prej të cilave do të martohet pas disa javësh në muajin gusht.

Sipas Policisë së Tiranës, sherri mes babait dhe djalit ndodhi për motive banale, ndërsa në vendngjarje u gjetën 5 gëzhoja që ishin qëlluar nga arma tip pistoletë model 56.

Kush ishte familja Metallari

Familja Metallari është me origjinë nga fshati Gabricë i Kukësit. Prej shumë vitesh ishin shpërngulur në Bathore në lagjen nr.3. ku kishin ndërtuar dhe një banesë private 1-katëshe.

Viktima Myftar Metallari ka patur një eksperiencë të gjatë në strukturat e policisë, duke filluar në komisariatin e Kukësit, Kamzës dhe Tiranës. /tvklan.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori