A ndikon martesa në shtimin e kilogramëve? Ky hulumtim do t’i befasojë edhe femrat, edhe meshkujt
Studimet e mëhershme kanë treguar që beqarët, të cilët kërkojnë partnerë, më shumë kujdesen për gatishmërinë e tyre fizike sesa ata të martuarit. Shkencëtarët britanikë besojnë që rezultatet e tyre e vërtetojnë këtë hipotezë.
Është i rrënjosur mendimi që meshkujt pas martesës fillojnë të shtojnë peshën e trupit. Shkencëtarët tani kanë konstatuar që kjo është e vërtetë, transmeton Telegrafi.
Ekspertët e Universitetit britanik Bath kanë analizuar të dhënat e 8.729 çifteve të martuara heteroseksuale në periudhën prej 14 vjetësh.
Çdo dy vjet çiftet kanë qenë të detyruara të raportojnë për statusin e tyre martesor, masën trupore dhe prindërinë.
Është konstatuar që meshkujt e martuar janë mesatarisht një kilogram e gjysmë më të rëndë sesa beqarët dhe kanë indeks më të madh të masës trupore.
Madje meshkujt shtojnë peshë edhe në vitet e para të atësisë. Mirëpo, drejtpërdrejt para dhe pas shkurorëzimit, indeksi i masës trupore u bie.
E kundërta, martesa dhe amësia nuk ndikojnë në masën trupore të femrave të martuara, thonë shkencëtarët.
Më herët studimet kanë treguar që beqarët, duke kërkuar partnere, më shumë i kushtojnë kujdes përgatitjes së tyre fizike, sesa meshkujt e martuar.
Shkencëtarët britanikë besojnë që rezultatet e tyre e vërtetojnë këtë hipotezë.
“Është me rëndësi që njerëzit të dinë se cilët faktorë socialë mund të ndikojnë në shtimin e peshës trupore, posaçërisht faktorët e zakonshëm siç janë martesa dhe të qenët prindër, në mënyrë që të mundë të marrin vendime të drejta për shëndetin e tyre”, thotë autorja e studimit JoannaSyrda.
Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën Social Science& Medicine. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre