Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ka vizituar biznesin që merret me prodhimin dhe shitjen e ëmbëlsirave “Missini Sweets”, e cila ka punësuar dhjetëra punëtorë.
Mustafa vlerësoi lartë të arriturat e këtij biznesi, i cili ka filluar si mikrobiznes, është zhvilluar si biznes i vogël dhe tash po kalon në biznes të mesëm, duke pas perspektivën e një biznesi më të madh.
Kryeministri theksoi se kjo tregon një rrugëtim shumë normal të zhvillimit të biznesit në Kosovë dhe shumë të suksesshëm, që është konkurrues edhe në pikëpamje të cilësisë, edhe në pikëpamje të estetikës, të mënyrës së prezantimit me produktet që prodhohen në vendet e Bashkimit Evropian.
“Biseduam këtu edhe me ministrat, me ministrin e Financave dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, se çfarë ne mund të bëjmë, në mënyrë që reformat fiskale që do t’i ndërmarrim më tutje, ta krijojmë një ambient më të përshtatshëm, në mënyrë që bizneset të ndihen më të lira sa i përket veprimtarisë së tyre dhe perspektivës së punësimit. Është një biznes që premton se do të dyfishojë numrin e të punësuarve me investime shumë modeste dhe me një përkrahje financiare shumë modeste në të ardhmen”, tha kryeministri.
Kryeministri Isa Mustafa më tutje theksoi se ky është një shembull i veçantë dhe që duke parë edhe rastet tjera, Qeveria të gjejë instrumentet e përkrahjes për biznese.
“Ne kemi nevojë që të dalim më shpesh, të takohemi me bizneset, të marrim mendimin e tyre se çfarë po ndodhë në jetën ekonomike, sepse gjërat janë shumë më të bardha, sesa nganjëherë shihen në opinion, sidomos në fushën e biznesit ka suksese të mëdha, ka iniciativa të mëdha, por ka edhe pranim të riskut, sepse asnjëri prej këtyre biznesmenëve nuk i ka hy kësaj pune pa e pranuar riskun dhe pa treguar një përkushtim të veçantë”, tha kryeministri Mustafa, duke ritheksuar përkrahjen e Qeverisë për bizneset.
Pronari i Fabrikës, Fatmir Misini, shprehu besimin se vizita e kryeministrit është një përkrahje e gjithanshme për trendet e mëtejme.
“I treguam problemet tona, problemet e tregut, problemet fiskale. Jam i sigurt që Qeveria me këtë profesionalizëm të saj do t’ia del pa kurrfarë problemi të ndihmoj bizneset që gjenden në tregun tonë”, tha Misini./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre