LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë vikendit në Kosovë

Moti gjatë vikendit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal dhe stabil atmosferik.

Sipas IHK-së, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.


“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 grad Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe jugperendimi me shpejtësi deri 5m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së. /Telegrafi/