Qeveria dhe BB nënshkruajnë dy marrëveshje në vlerë prej afro 34.3 milionë euro
Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli, kanë nënshkruar sot dy Marrëveshje për Kredi në vlerë të përbashkët prej afro 34.3 milionë euro për realizimin e dy projekteve, që synojnë zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti theksoi se pas kompletimit të të gjitha procedurave ligjore, nënshkruan me Bankën Botërore dy Marrëveshje për Kredi për realizimin e dy projekteve të identifikuara si prioritare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Projektin për Konkurrueshmërinë dhe Gatishmërinë për Eksport dhe Financimit Shtesë për Projektin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
“Projekti i parë ka për qëllim avancimin e legjislacionit për tregti si dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për eksporte me standarde ndërkombëtare. Realizimi i Projektit në fjalë do të ndikoj drejtpërdrejtë në rritjen e konkurueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve që eksportohen/ofrohen nga tregu i Kosovës”, shtoi Hoti.
Ndërsa, sa i përket Marrëveshjes së dytë, ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se kjo marrëveshje ka të bëjë me sektorin e bujqësisë dhe ka për qëllim vazhdimin e financimit për grantet e bujqve, si dhe për rehabilitimin e kanaleve në Skemat e Ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini.
Objektivat e Projektit janë që të ndihmojnë MBPZHR që të përmirësojë produktivitetin dhe qasjen në tregje, të përfituesve të Projektit në nënsektorët e hortikulturës dhe blegtorisë në Kosovë, si dhe të konsolidojë kapacitetin institucional të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
“Të dyja marrëveshjet kanë vlerën afro 34.3 milionë euro, ndërsa kohëzgjatja 25 vite maturitet, ku 5 vite janë grejs periudhë, kurse 20 vite janë amortizim me 40 këste gjysmë vjeçare. Norma e Interesit: 0.45% në shumën e tërhequr, Tarifa e Shërbimit: 0.75% në shumën e tërhequr, si dhe Tarifa e Zotimit: 0.5% vjetore në shumën e pa-tërhequr”, shtoi ministri Hoti.
Ndërsa, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, u fokusua në kontributin e projekteve të reja për bërjen e rritjes ekonomike të Kosovës të bazuar në produktivitet më të lartë brenda vendit dhe me konkurrueshmëri më të lartë jashtë vendit.
“Financimi për këto projekte është pjesë e strategjisë së Grupit të Bankës Botërore që synon t’i ndihmojë Kosovës në lëvizjen drejt një rritjeje ekonomike më të qëndrueshme, të orientuar kah eksporti, ashtu që qytetarët e saj të kenë më shumë mundësi për një jetë më të mirë”, tha menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.
Dy kreditë janë dhënë nga Asociacioni Ndërkombëtar (IDA) për Zhvillim i Grupit të Bankës Botërore. Kosova është ende përfituese e financimit koncesional (të butë) nga IDA, që jipet me kushte koncesionale, me normë interesi zero ose afër zeros, si dhe me periudha të gjata të kthimit të kredisë.
Marrëveshjet pas aprovimit në Qeveri, do të procedohen për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre