LAJMI I FUNDIT:

Merkel rizgjidhet në krye të CDU-së

Merkel rizgjidhet në krye të CDU-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel u rizgjodh sot në krye të partisë, Unioni Kristiandemokrat (CDU) dhe do të drejtojë fushatën elektorale të legjislativeve për të fituar mandatin e katërt si kancelare, në vitin 2017.

Por, duke marrë 89,5 për qind të votave, rezultati i saj i dytë më i dobët që prej 16 vitesh në krye të CD-së, ajo ka humbur shtatë pikë në rizgjedhjen e saj në krye të presidencës së partisë, në raport me dy vite më parë.


Kjo rënie vjen për shkak të kritikave ndaj politikës së saj të pritjes së migrantëve në vitin 2015.