LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia eksporton 10 herë më shumë në Kosovë

Maqedonia eksporton 10 herë më shumë në Kosovë
Foto: Ilustrim

Nga një treg ku Maqedonia shënonte suficit të lartë tregtarë siç ishte Kosova, në tre vitet e fundit gjithnjë e më pak shiten prodhime maqedonase në tregun kosovar, shkruan gazeta Koha. Nga viti 2011 e deri në fund të muajit prill të këtij viti, pra në periudhë 6 vjeçare, në tregun kosovar kompanitë nga Maqedonia kanë eksportuar mallra në vlerë prej mbi 1.504.886.023 euro, ndërsa në anën tjetër kompanitë kosovare deri në fund muajit prill të këtij viti kanë eksportuar mallra me vlerë tepër të ulët prej 159.699.524 euro, apo dhjete herë më pak se kompanitë maqedonase që kanë eksportuar mallra në tregun kosovar.

Në përgjithësi, shkëmbimi tregtar Maqedoni-Kosovë gjatë 6 viteve të kaluar kanë shënuar shifrën prej 1.664.561.547 euro. Po të krahasojmë shifrat se si ishte shkëmbimin tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës gjashtë vite më parë, mund të shihet se Maqedonia ndër vite po e humb tregun e Kosovës. Kështu, në vitin 2011 Maqedonia ishte partner numër një sa i përket shkëmbimit tregtar me Kosovën, sepse në këtë vit këmbimi tregtar me Kosovën kishte arritur shifrën prej 421 milionë eurove, edhe atë mallrat e eksportuara nga Maqedonia drejt Kosovës shënonin vlerën prej 396 milionë eurove, ndërsa mallrat e eksportuara nga Kosova në tregun e Maqedonisë kapnin shifrën prej 25 milionë eurove.


Në vitin 2012 shkëmbimi tregtar shënon një ulje drastike prej 100 milionë eurove më pak apo 327 milionë euro ku mallra nga Maqedoni në tregun kosovar kanë hyrë në vlerë të përgjithshme prej 305 milionë euro ndërsa mallrat e hyrë nga Kosova në tregun e Maqedonisë në vitin 2012 kapnin shifrën prej 22 milionë eurove. Viti 2013 shënon një kthesë drastike të uljes së shkëmbimit të përgjithshëm tregtare midis Maqedonisë dhe Kosovës kështu që krahasuar më vitin 2010 nga 421 milionë euro sa ishte këtë viti në vitin 2013 shkëmbimi tregtar përgjithshëm bie në 230 milion euro.

Kompanitë maqedonase këtë vit në tregun kosovar kanë shitur mallra në vlerë prej 210 milionë euro ndërsa mallrat kosovare në tregun e Maqedonisë kanë arritur shifrën prej 22 milionë eurove. Ndërkaq tre vitet e fundit 2014, 2015 dhe 2016 shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës vazhdon të ulët kështu në vitin 2014 shkëmbimi tregtar shënonte shifrën 200 milionë euro apo gjatë këtij vit kosovarët kanë blerë 174 milionë mallra maqedonase ndërsa kanë shitur në tregun e Maqedonisë 27 milion euro.

Edhe gjatë vitit 2015 krahasuar me vitet e mëparshme Maqedonia drejt Kosovës ka eksportuar mallra në vlerë me të ulët dhe at 177 milionë euro ndërsa nga Kosova ka importuar 22 milionë euro. Vitin e kaluar gjithashtu sa i përket shkëmbimit tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës edhe përkundër rënies, Maqedonia sërish ka regjistruar suficit të këmbimit tregtar duke eksportuar drejt tregut kosovar mallra në vlerë prej 188 milionë euro ndërsa nga kompanitë kosovare ka importuar mallra në vlerë prej 29 milionë euro.

Ndryshe për katër muajt e parë të këtij viti shkëmbimi tregtar Maqedoni-Kosovë arrin shifrën prej 63 milionë euro, duke shënuara një suficit të lartë Maqedonia, edhe atë në vlerë prej 53 milionë euro, ndërsa nga Kosova janë importuar mallra në vlerë prej 9 milion euro. Po të krahasojmë këto shifra të vitit 2011 me shifrat e fundit të vitit 2017, i bie që Maqedonia brenda gjashtë viteve drejt tregut kosovar të eksporton 60 për qind më pak mallra.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori