LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kërkohet të përforcohet roli mbikëqyrës i Parlamentit

Maqedoni, kërkohet të përforcohet roli mbikëqyrës i Parlamentit

“Parlamentit të Maqedonisë përfundimisht t’i kthehet roli mbikëqyrës ndaj institucioneve shtetërore”, është theksuar në një konferencën të organizuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” në Shkup, me temën “Përforcimi i rolit të Kuvendit midis reformave dhe vullnetit politik”.

“Nga përbërja e re parlamentare presim që në formë thelbësore ky institucion të marrë rolin mbikëqyrës ndaj institucioneve si dhe të angazhohet në ngritjen e transparencës”, ka theksuar Marko Troshanovski, kryetar i këtij instituti.


Përderisa kryetari Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është zotuar për përforcim të funksionit mbikëqyrës të Kuvendit, si institucion ligjvënës mbi punën e pushtetit ekzekutiv, gjegjësisht Qeverisë.

“Përforcimi i këtij funksioni të pushtetit ligjvënës, përmes mekanizmave adekuat dhe praktikave evropiane, do të kontribuojë në ngritjen e nivelit të përgjegjësisë nga ana e pushtetit ekzekutiv”, ka theksuar para organizatave joqeveritare kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ndërkohë, deputeti i partisë shqiptare në opozitë nga Lëvizja Besa, Afrim Gashi ka thënë se Parlamenti duhet të jetë institucion ku për të gjitha çështjet do të duhet të diskutohet hapur dhe jo në takime të mbyllura, siç ishte takimi i përfaqësuesve të partive politike shqiptare të përfaqësuara në Parlament, për ligjin që ka të bëjë me avancimin e gjuhës shqipe.

Përderisa deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Hari Llokvenec ka theksuar nevojën e ndihmës së e ekspertëve si dhe rritjen e financave për realizim te reformave, përfshi këtu dhe ndihmën e sektorit civil për mbikëqyrjen e punës së Qeverisë.

Ndërkohë, Jane Dimevski nga Instituti pë Demokraci është fokusuar në problemin e mungesës së debateve të argumentuara.

Nga ana tjetër, Ardita Abazi-Imeri nga organizata joqeveritare “Rrjeti 23”, ka vlerësuar se me rëndësi të veçantë është që Parlamenti të dëshmojë se disponon kapacitete demokratike, jo vetëm për ndryshimet ligjore që imponohen nga realizimi i reformave, por gjithsesi dhe ndërtimin e mekanizmave që puna e institucioneve të jetë më transparente.

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” më shumë se tre viteve me radhë, përkatësisht nga gjysma e dytë e 2014, është duke analizuar punën e deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë, përfshi këtu dhe transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore të cilët përgjigjen para Parlamentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori