LAJMI I FUNDIT:

Makina me njëmijë kuajfuqi, shtegun prej gjysmë kilometri e kaloi për nëntë sekonda (Video)

Makina me njëmijë kuajfuqi, shtegun prej gjysmë kilometri e kaloi për nëntë sekonda (Video)

Chevrolet Corvette Z06 është një veturë e shpejtë, që e arrin shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 3.4-sekonda.

Mirëpo, kjo vlen vetëm për modelet e zakonshme që kanë nga 610 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.


Në këtë rast kemi intervenim në motorin e automobilit sportiv, që është kompletuar me njëmijë kuajfuqi.

Në këtë mënyrë, shpejtësia i është rritur shumë duke bërë që shtegun prej 400 metrash, ta kalojë për vetëm nëntë sekonda.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni këtë Corvette teksa nxiton në pistë, duke treguar fuqinë enorme që ka. /Telegrafi/