LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Gjatë tre muajve vetëm një rast për financimin e terrorizmit

Lumezi: Gjatë tre muajve vetëm një rast për financimin e terrorizmit

​Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka deklaruar se lufta kundër terrorizmit, pastrimit të parave krimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për integrimet evropiane.

Lumezi këto komente i bëri në punëtorinë me temë “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë”. Sipas tij, tha se lufta kundër terrorizmit nuk duhet vetëm e një institucioni por bashkëpunimi i të gjitha institucioneve është i nevojshëm për sigurimin e informacioneve.


Ai shtoi se bashkëngjitja e kosovarëve në luftërat e huaja ka bërë që Kuvendi të miratoi ligjin që dënon deri në 15 vjet ata që i bashkëngjiten luftërave të huaja siç janë ato në Siri dhe Irak.

Kryeprokurori tha se gjatë tre mujorit të këtij viti ka pasur rënie të kallëzimeve penale për financimin e terrorizmit, pasi kanë pasur vetëm një rast me tre persona. Krejt kjo sipas tij është si rezultat i luftës ndaj kësaj dukurie.

Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj tha se financimi i terrorizmit dhe pastrimit të parave është kërcënim global.

Isufaj shtoi se institucionet janë angazhuar mjaftë shumë për parandalimin e këtij kërcënimi.

Fehmi Hoti nga Policia e Kosovës theksoi se institucionet e Kosovës kanë caktuar si prioritet të saj për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe pastrimit të parave.

Nga viti 2013, Hoti tha se PK ka trajtuar rreth 300 persona dhe subjekte për dyshime për financimin e terrorizmit.

Drejtori i inteligjencës financiare, Dardan Nuhiu tha se luftimi efektiv i financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave është faktor kyç drejt integrimit në BE.

Kjo punëtori është organizuar nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale (ICITAP) dhe Zyra Tejoqeanike për Trajnim, Asistence dhe Zhvillim Prokurorial (OPDAT) në Kosovë, në kuader të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve te Bashkuara

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori