LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe ankohet se kandidatëve të saj nuk u janë regjistruar votat e sakta (Dokument)

Lista Serbe ankohet se kandidatëve të saj nuk u janë regjistruar votat e sakta (Dokument)

Lista Serbe ka dorëzuar sot në PZAP ankesën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi sipas saj gabimisht është konfirmuar fakti i gjendjes dhe se janë bërë lëshime të mëdha në bartjen e rezultateve të sakta për kandidatët e kësaj partie në disa komuna.

Në një komunikatë të Listës Serbe thuhet se probleme të tilla ka pasur në vendvotimet në komunat Viti, Mitrovicë Veriore, Obiliq, Zveçan, Zubin Potok dhe Graçanicë.


“Në fakt, bëhet fjalë se shumë kandidatëve nuk u janë regjistruar numri i saktë i votave. Të themi, kandidatit Sllavko Simiq në listë me numrin rendor 1 në gjashtë komuna KQZ gjithsej e ka lënë pa regjistruar 554 vota të rregullta të cilat ai i ka fituar. Po ashtu, edhe kandidatëve tjerë Milan Nikoliq, Igor Simiq dhe Branimir Stojanoviq”, thuhet në komunikatë.

Lista Serbe paralajmëron se nëse PZAP, pavarësisht fakteve të dukshme dhe simptomatike të mos “regjistrimit të qëllimshëm të rezultateve” të cilat kjo parti ia ka paraqitur, sjell vendim negativ, atëherë Lista Serbe do të shqyrtojë vendimin për pjesëmarrje dhe njohjen e procesit zgjedhor të 11 qershorit./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori