LAJMI I FUNDIT:

LG lanson tabletin G Pad III

LG lanson tabletin G Pad III

Pak kohë pas rrjedhës së sjellur nga @evleaks, LG ka lansuar tabletin e ri G Pad III 10.1 FHD. Siç sugjeron edhe emri i pajisjes, ekrani ka madhësi prej 10.1 inç. Rezolucionet e ekranit janë prej 1920×1200 pikselë dhe tableti ofron mbështetje për LTE.

G Pad III 10.1 fuqizohet nga procesori 1.5GHz, konfigurimi i memories prej 2GB RAM dhe 32GB hapësirë ruajtëse dhe kombinimi i dy kamerave me nga 5MP.


Kjo pajisje do të punojë me sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmallow dhe ka bateri të kapacitetit prej 6,000 mAh.

Sa i përket çmimit, pajisja do të kushtoj 360 dollarë dhe për momentin është e gatshme vetëm në Korenë jugore.

Sipas LG, një version tjetër i pajisjes me stilolapsin elektronik ‘stylus pen’ do të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm.