LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Haradinaj nuk do të pranojë kushtëzime nga Lista Serbe

Lekaj: Haradinaj nuk do të pranojë kushtëzime nga Lista Serbe

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një intervistë për Telegrafin tha se koalicioni PDK-AAK-Nisma do të bashkëpunojë me deputetët e Listës serbe pasi edhe Kushtetuta e Kosovës garanton pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë në Kuvend.

Lekaj në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu u shpreh i bindur se Haradinaj kur është në pyetje interesi i vendit do të bashkëpunoj me secilin subjekt politik.


“Në asnjë mënyrë bashkëpunimi me Listën serbe nuk do të jete kundër interesit të Kosovës. Haradinaj ka ofruar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit, qofshin edhe serbët. I themi jo politikës nënshtruese ndaj Beogradit, në asnjë mënyrë Haradinaj nuk do të pranoj kushte që e dëmtojnë shtetin e Kosovës”, ka shtuar Lekaj.

Derisa, i pyetur për atë se a ka kërkuar pozita udhëheqëse kjo listë, nënkryetari i AAK-së tha se të gjitha këto mbesin në nivelin e spekulimeve, duke shtuar se Haradinaj do të bashkëpunoj me subjektet politike që i thonë po PAN-it, duke shtuar se i “nominuari për kryeministër nga PAN-i, nuk do të lejojë që Lista Serbe t’i vendosë kushte në këmbim të votës për ta bërë atë kryeministër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori