LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Drejtësia në Kosovë nuk është marrë asnjëherë me gjenocidin që e ka bërë Serbia

Lekaj: Drejtësia në Kosovë nuk është marrë asnjëherë me gjenocidin që e ka bërë Serbia

Deputeti Pal Lekaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se kryeministri Isa Mustafa dhe disa deputetë të LDK-së po mungojnë në seancën ku po flitet për vlerat e luftës, ndërsa me ironi tha se për zëvendëskryeministrin Stojanovic e dinë se është duke lobuar në Beograd.

Lekaj tha se drejtësia në Kosovë nuk është marrë asnjëherë me gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë.


“E fituam një betejë me miqtë tanë, e sot po ndiqen ata më meritorët për çlirimin e vendit. Janë bërë dy dekada prej lirimit të Kosovës, thamë që u liruam por kjo burgosje me dëshmi të paqena po del të jetë më e ashpër dhe me humbje të mëdha të UCK-së. Njëherë e një kohë na kishte rënë Millosheviqi në shpinë vetëm se kërkonim lirinë tonë. Ai filloi masakër në popullatën tonë në  fëmijë, gra e pleq. Të gjitha këto i ndjemë ne si popull. Drejtësia jonë a u morë me këtë çështje seriozisht ndonjëherë? Përgjigja është jo. Le të mi thotë dikush pesë emra të paramilitareve serb që kanë bërë gjenocid mbi popullatën tonë, por nuk do të mjaftonte se Serbia ka qenë e motorizuar dhe e sofistikuar pasi ka qenë në çdo vend ku janë bërë masakre ndaj civilëve shqiptarë”, tha ai.

Gjithashtu Lekaj tha se Serbia po bën drejtësi në kurriz të Kosovës, pasi ajo po arreston qytetarë shqiptarë pa asnjë arsye. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori