LAJMI I FUNDIT:

Kush është çekja që tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni (Foto)

Kush është çekja që tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni (Foto)

Shtetasja çeke Hana Demeterova (52) tentoi sot të vetëvritej duke u hedhur nga kati i gjashtë i 15-katëshit në Tiranë.

Fatmirësisht ‘dikush’ e ruajti Hanën dhe ajo ra në verandën e katit të tretë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.


Po kush ishte 52-vjeçarja Hana?

Fëmijë të vrarë, fëmijë të plagosur, fëmijë në gjak, momente lufte zënë pjesën më të madhe të profilit të saj në llogarinë e Facebook-ut, shkruan “Balkanweb”.

Zbulohet letra që la turistja që u hodh nga kati i 6-të i hotelit në Tiranë (Foto)
Lexo po ashtu Zbulohet letra që la turistja që u hodh nga kati i 6-të i hotelit në Tiranë (Foto)

Pavarësisht se nuk ka komente, 52-vjeçarja shfaqet shumë e ndjeshme, me postimet e saj nga konfliktet e përgjakshme nëpër botë, duke nisur që nga Ukraina e duke përfunduar me Sirinë. Por nuk mungojnë as fotot apo videot me kafshët.

E këtë ndjeshmëri gruaja me sytë e brishtë duket se e ka shprehur edhe në letrën e saj të lamtumirës ku kërkonte që organet e saj t’i përdornin njerëzit në nevojë. 52-vjeçarja kishte edhe miq muzikantë në Shqipëri.

profili-ne-facebo-261x300
Foto të postuara në profilin e saj në Facebook

Në lidhje me të, media çeke ka shkruar për një serë historish mashtrimi ku janë përfshirë disa persona nga Praga, por edhe Shqipëria.

Mësohet se Demetrova ka investuar në zonën e Thethit në Shqipëri duke hyrë në një marrëveshje me një shtetas shqiptar, marrëveshje e cila është prishur më vonë. Çekja ishte e angazhuar me organizatat joqeveritare në Shqipëri duke marrë pjesë në një serë aktivitetesh, përfshirë edhe prezantimin e vendit tonë tek investitorët çek.

Hana Demetrova ishte pjesëmarrëse në marshimin e solidaritetit të zhvilluar disa muaj më parë në Shkodër pas vrasjes së çiftit të turistëve çek në zonën e Thethit. E pyetur nga mediat ajo shprehet se vlerëson solidaritetin e shqiptarëve.

Nuk dihet se si ka qenë gjendja e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem por duket se gruaja kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli pas në dhomë u gjendën 3 shishe të zbrazura, çka flet edhe për gjendjen e saj të rënduar emocionale dhe psikologjike.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori