Kosova në 5-vjetorin e pavarësisë së saj
17 shkurti në historinë moderne të Kosovës ka hyrë si një ndër datat më të rëndësishme të saj, dhe s’ka si të mos jetë e tillë kur ajo shënon datën e pavarësimit të saj nga Serbia.
Ishte viti 2008 kur Parlamenti ynë shpalli Pavarësinë, dhe ne përfundimisht u ndamë nga Serbia, u liruam nga robëria, u pavarësuam nga çetnikët dhe drazhistët e Shumadisë e të Nishit dhe të tjerë, të cilët për dekada vranë, prenë, masakruan, e torturuan çdo gjë që “ua turbullonte ujin”. Kjo u bë me ndihmën e Zotit Fuqiplotë, i cili ia dha “shuplakën” zullumqarit, e pastaj me ndihmën dhe përkrahjen e shumë miqve tanë. Vërtet liria është dhuratë e madhe, të lumtë ne që e pritëm, e inshallah e gëzojmë dhe kurrë më robëri nuk shohim e as nuk përjetojmë!
Mbretëronte bindja dhe besimi se me arritjen e pavarësisë shqiptarët do ta kenë një jetë më të mirë. Kjo për shkak se Kosova ishte në duart e huaja, udhëhiqej nga njerëz të huaj, mbase disa nga ta edhe dashakëqij, por nuk ndodhi ashtu.
Kosova, edhe tash pas pesë viteve pavarësi, vuan thuajse nga po të njëjtat probleme, për të mos thënë se disa prej tyre iu janë shtuar aq sa thuaja po duan ta ngulfasin. Krimet, sidomos ato të organizuara, janë shtuar, madje tash kur po shënohet 5-vjetori raportet flasin për shtatëfishim të krimit dhe drogës, ndërsa Qeveria, me respektin me të madh, nuk ka bërë asgjë në luftimin e tyre. Përkundrazi, Qeveria ka qenë e gatshme dhe ka shfaqur dhëmbët shumë herë për problemet që nuk ekzistojnë fare, apo ka shpenzuar energji për të shkelur të drejtat, siç kishim dhe kemi të bëjmë me shaminë, thuaja po u bëka nami nëse disa vajza e vendojnë shaminë, e cila në esencë është pjesë e identitetit tonë kombëtar, është veshje e nënave dhe gjysheve tona, është obligim dhe detyrë fetare, është e drejtë individuale dhe pjesë e lirisë për të cilën kemi derdhur gjak dhe kemi dhënë shumë.
Qeveria pati rastin, jo vetëm për të marrë mësim, por edhe për t’u arsyetuar nëse për shaminë i jep llogari dikujt, tash me rastin e Zëvendëspresidentes së Egjiptit, një gruaje myslimane, të cilën shamia nuk e pengoi të zërë pozitën numër dy në shtetin e saj. Është një rast i veçantë për të kuptuar se shamia nuk pengon avancimin e femrës, se islami nuk ia mbyll dyert vetëm se të keqes, se edhe me islam mund të ecim para, madje më sigurt se me gjithë të tjerët. Islami e ndalon dhe lufton drogën, korrupsionin dhe çdo dukuri tjetër negative, por nuk e ndalon dhe as nuk pengon shkollimin dhe emancipimin e femrës, përkundrazi nxit dhe stimulon që ajo sa më shumë të ngritet e të arsimohet.
Të nderuar, Kosova është shtet i yni, të gjithë kemi hise të barabartë në të, ani pse jo të gjithë njëjtë kanë kontribuar, por megjithatë ka diçka çka mbetet për botën tjetër, ndërsa këtu të gjithë duhet të gëzojmë të drejtat tona. Ta gëzojmë të gjithë këtë liri, të punojmë të gjithë për të mirën e vendit tonë, për gjeneratat e ardhme. Nuk duam të bëhemi vetëm kritikë e të shfaqemi opozitë, por duam që liria ta ketë kuptimin e plotë të saj siç e meriton.
Lus Allahun t’i ketë paguar me Xhenet të gjithë ata që për hir të Tij kanë rënë për këtë atdhe, ashtu siç shpresoj se e ardhmja do të jetë në favor të gjithë neve. Allahu na çoftë në hair të gjithëve dhe na largoftë nga çdo e ligë dhe e keqe.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën