Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu kanë pritur fermerët fermerët që kanë përfituar nga komuna laktrofriza dhe dublikatorë.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka nënshkruar pesë kontrata me fermerët-pronarë të pikave grumbulluese të qumështit, që kanë përfituar laktrofriza prej 300 litrash dhe dublikatorë me rrymë prej 200 litra.
Kryetari Bahtiri, pasi falënderoj fermerët që janë të interesuar të zhvillojnë blegtorinë, ju premtoj atyre, që në mbështetje të zhvillimit të blegtorisë, shumë shpejt do të vizitoj fshatrat Maxherë, Kaqandoll, Shipol dhe Bajgorë, aty ku ndodhen edhe pikat grumbulluese të qumështit.
“Ne po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme që të ju mbështesim dhe ndihmojmë për zgjidhjen e problemeve me të cilat ju po ballafaqoheni, e sidomos problemet e ujit dhe të rrymës, që janë parakusht për zhvillimin e blegtorisë dhe më pastaj edhe të problemeve tjera”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Po ashtu, edhe nënkryetari Faruk Mujka, ju uroj sukses fermerëve përfitues dhe tha se komuna është e gatshme që t’i dëgjoj hallet e tyre dhe që brenda mundësive ekzistuese të bëj përpjekje për zgjidhjen e tyre.
Ndërkaq, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu, tha se kjo është një shumë simbolike që komuna ka ndarë për t’i forcuar pikat grumbulluese të qumështit në territorin e saj.
Fermerët përfitues, Sami Voca nga Maxhera, Shaqir Zeqiri, fshati Kaqandoll, Raif Hajra, fshati Shipol, Hysen Musa, fshati Bajgorë dhe Mensur Musa, fshati Bajgorë, u ndanë të kënaqur me pajisjet e fituara. Ata thanë se këto do t’ua lehtësojnë punën e tyre dhe për këtë falënderuan Komunën, si dhe shtuan se kanë akoma nevojë për mbështetje ët drejtpërdrejt të Drejtorisë së Bujqësisë, qoftë përmes ndihmës konkrete, qoftë përmes këshillave.
Ky projekt u realizua falë bashkëfinancimit të komunës, përkatësisht Drejtorisë së Bujqësisë dhe fermerëve. Projekti ka kushtuar 1.600.00 euro, ku 80 për qind janë mjete të buxhetit të komunës dhe 20 për qind kanë financuar fermerët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre