LAJMI I FUNDIT:

Kompania “Boeing”, prezanton aeroplanin e ri (Video)

Kompania “Boeing”, prezanton aeroplanin e ri (Video)

“Boeing” ka prezantuar një version të ri të avionit të saj “737 Max jetliners”, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron hapi “Paris Airshow” të hënën.

Prodhuesi amerikan i aeroplanëve tha se kishte më shumë se 240 porosi nga të paktën 10 klientë për avionin e ri 737 MAX 10, i cili mund të mbajë deri në 230 persona në një konfigurim të vetëm “singel klass”.


Analistët thonë se pjesëtari i pestë i familjes 737 max, synon të mbushë hendekun që ekziston në portofolin e “Beoing”-ut që ka rënë në fund të tregut pas shitjeve të kënaqshme të “Airbus A 321 neo”, që mund të mbajë deri në 240 persona në bord, transmeton tch.

Paris “Airshow”, që nis të hënën dhe përfundon të dielën, zhvillohet në sfondin e një intensifikimi të trafikut ajror, si pasojë e rritjes ekonomike, por një rënie e vazhdueshme e oreksit për aeroplanë të rinj, është shënuar, në vijim të kërkesave për modelet e fundit që kursejnë karburant, në vitet e fundit.