LAJMI I FUNDIT:

Koci: Shteti i Kosovës duhet të lëvizë për Ramushin

Koci: Shteti i Kosovës duhet të lëvizë për Ramushin

Arianit Koci, avokati i Ramush Haradinajt ka thënë se nuk pajtohen me vendimin e sotëm të gjykatës franceze, por që do ta respektojnë.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës franceze, të gjithë shqiptarët i ka prekur. Më shumë shqiptarët se vetë Ramushin! Prandaj, jemi të bindur se herën tjetër, më 6 Prill, Gjykata do ta marrë të vetmin Vendim të mundshëm të drejtë – Vendimin mbi refuzimin e kërkesës së Serbisë”, ka thënë Koci.


Koci ka theksuar se Ramush Haradinaj në kohën e luftës ka mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe se të njëjtën do ta bëjë sa herë të paraqitet nevoja.

Avokati tutje ka thënë se para se të ndodh kjo, të gjitha strukturat shtetërore të Kosovës duhet të vihen në lëvizje, si ato politike, diplomatike dhe kanalet tjera për të çuar përpara të drejtën e Ramushit – të drejtën tonë.

Postimi i plotë i Kocit në Facebook:

z.Ramush Haradinaj, është personi më meritor për lirinë që po e gëzojmë.
Në të njëjtën kohë, ai dhe vetëm ai, është personi që në rrafshin e Dukagjinit, e ka penguar planin e Serbisë, në ndarjen e territorit, sipas modelit të Mitrovicës.
Kjo natyrisht i pengon pushtetit serb.
Në fakt, u pengon mbetjeve millosheviqiane në pushtetin serb.
Ramushi nuk e ka luftuar popullin serb. E ka luftuar pushtetin gjenocidal të Millosheviqit.
Ka mbrojtur pragun e shtëpisë. Të njëjtën do ta bëjë sa herë të paraqitet nevoja.
Historikisht, ka individë që e kanë mbi supe të veta, barrën e tërë kombit. Ata janë heronjtë.
Ramushi është i tillë.
Do të vazhdojë të mbajë barrën e popullit, dhe do të vazhdojë të luftojë për lirinë tonë. Duke luftuar për lirinë tonë, ai lufton edhe për lirinë e serbeve, dhe lirinë e krejt popujve të Ballkanit.
Nuk pajtohemi me vendimin e sotëm të Gjykatës franceze, por do ta respektojmë.
Vendimi i sotëm i Gjykatës franceze, të gjithë shqiptarët i ka prekur. Më shumë shqiptarët se vetë Ramushin! Prandaj, jemi të bindur se herën tjetër, më 6 Prill, Gjykata do ta marrë të vetmin Vendim të mundshëm të drejtë – Vendimin mbi refuzimin e kërkesës së Serbisë.
Para se të ndodh kjo, të gjitha strukturat shtetërore të Kosovës duhet të vihen në lëvizje, si ato politike, diplomatike dhe kanalet tjera për të çuar përpara të drejtën e Ramushit – të drejtēn tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori