LAJMI I FUNDIT:

Klinika Infektive e Shkupit në karantinë, ka pacientë të sëmurë rëndë

Klinika Infektive e Shkupit në karantinë, ka pacientë të sëmurë rëndë

Nga mëngjesi i sotëm, Klinika për sëmundje infektive në Shkup është vënë nën karantinë. Jozyrtarisht, dy pacientë kanë vdekur, ndërkaq janë duke u verifikuar shkaqet e vdekjes së tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Klinikës, Zvonko Milenkoviq, që është kryetar i Komsionit për sëmundje infektive, gjendet në Ministrinë e Shëndetësisë, nga ku duhet që të jep një deklaratë zyrtare për mediat.


Jozyrtarisht, në klinikë ka disa pacientë nga Gostivari, me një sëmundje ngjitëse, dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore./Telegrafi/