LAJMI I FUNDIT:

Këta janë katër top menaxherët më të paguar në Kosovë

Këta janë katër top menaxherët më të paguar në Kosovë

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, ka publikuar deklarimet e pasurisë për vitit 2017. Drejtori i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa ka zënë vendin e parë si menaxheri me pagën më të lartë. Kështu Mustafa ka rrëzuar nga “froni” drejtorin Menaxhues të Trustit Ardian Zalli.

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa brenda muajit merr paga në vlerë prej 5,182.24 euro, derisa të hyrat brenda vitit atij i shkojnë në shumë prej 62,186.88 euro.


Sesa i pasur është Agron Mustafa, mund ta kuptoni duke klikuar KËTU.

Drejtori i menaxhues i Trustit, Ardian Zalli edhe në deklarimin e pasurisë për vitin 2017, ka paga të majme nga të hyrat e institucioneve, të cilat funksionojnë të pavarura, shkruan Telegrafi.

Zalli ka pagë mujore 5081.91, ndërsa në total gjatë vitit për punën që bënë ai merr 60,983.00 euro.

Sesa i pasur është Ardian Zalli, mund ta kuptoni duke klikuar KËTU.

Guvernatori i Bankës Qendror të Kosovës (BQK), Beri Hamza ka pagën mujore prej 4459.75 euro, ndërsa brenda një vit për drejtimin e BQK-së merr 53,517.00. Hamza të kursyera në llogari bankare ka 3559 euro.

Sesa i pasur është Bedri Hamza, mund ta kuptoni duke klikuar KËTU.

Në vendin e katërt renditet drejtori i Korporatës Energjetikë të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj i cili pagën mujore e ka 3218,33 euro ndërkaq të hyrat vjetore shkojnë në shumë prej 38,620.00 euro. Gjukaj po ashtu ka të hyra edhe nga UBT-ja në vlerë prej 4800 eurove.

Sesa i pasur është Arben Gjukaj, mund ta kuptoni duke klikuar KËTU.

Pagat e këtyre katër menaxherëve kalojnë edhe pagat e Presidentit Hashim Thaçi si dhe të Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/