Mbi 200 biznese në fshatin Greme të Ferizajt tani do të zhvillojnë më lehtë biznesin e tyre.Këtë ua ka mundësuar KEDS-i pas investimit të radhës që bëri në fshatin më të industrializuar të Kosovës.
Energjia elektrike është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Duke e pasur parasysh këtë, KEDS u jep prioritet zonave ku aktivitetet ekonomike janë më të theksuara dhe ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve. Në këtë aspekt, investimi i radhës është bërë në fshatin Greme të Ferizajt, i njohur me fabrikat e shumta të mobilieve.
Në fshat KEDS ka vendosur dy trafo të reja me një kapacitet prej10(20)/0.4kV të tipit blind. Njëra me fuqi S=630kVA, kurse tjetra S=400kVA , që kanë rritur dukshëm kapacitetet energjetike në këtë anë.
Gjatë këtyre punimeve është bërë edhe implementimi i 135 shtyllave të tensionit të ulët, 28 shtylla të tensionit të mesëm, 5900m rrjet të tensionit të ulët, 1000m rrjet të tension-it të mesëm.
Përveç bizneseve nga këto investime kanë përfituar edhe 275 familje të këtij fshati. Banorët thonë që pajisjet elektrike nuk kanë pasur shanse t’i përdorin ditën, ato i përdornin vetëm natën, kur tensioni ishte pak më mirë. Tani gjithçka është ndryshe.
Në fshat edhe përfaqësuesit e bizneseve thonë që gjendja ka qenë shumë e rëndë dhe e kanë pasur të vështirë për të zhvilluar biznesin. Tensioni sidomos gjatë ditës ka qenë shumë i dobët.
“Gjendja energjetike më parë ka qenë katastrofale. Tensioni gjatë ditës kurrë nuk kalonte 150 volt. Punën e bënim me rregullatorë të tensionit, por nuk kemi mundur të punojmë me kapacitet të plotë.
Me investimin e ri që ka bërë KEDS-i është rregulluar gjithçka, ka thënë Arben Rexhepi, pronar i fabrikës për përpunimin e qelqit “Loni Gglass”, dhe njëkohësisht sekretar i Shoqatës së Bizneseve në Greme.
Rexhepi gjithashtu shton se kanë bashkëpunim të ngushtë me KEDS-in dhe se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, prandaj edhe furnizimin e duan të jetë i rregullt.
“Kemi pasur takime edhe me stafin menaxherial të KEDS-it dhe bashkëpunimin e kemi në nivel”, shton Rexhepi.
KEDS po shtrin investimet në të gjithë territorin e Kosovës dhe me këtë synon që të përmirësojë furnizimin me energji elektrike dhe të jetë sa më afër konsumatorëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre