LAJMI I FUNDIT:

Joshua stërvitje në palestrën e Mayweather (Video)

Joshua stërvitje në palestrën e Mayweather (Video)

Kampioni i botës i peshave të rënda Anthony Joshua, ka qenë sot në Las Vegas dhe ka vizituar palestrën e boksit të Floyd Mayweather. Ky i fundit po përgatitet për duelin e 26 gushtit ndaj Conor McGregor.

Boksieri britanik është shfaqur i qeshur në këtë vizitë në palestrën gjigante të ish-kampionit të botës, duke postuar edhe foto e video nga kjo vizitë. Jo vetëm kaq, por Joshua edhe ka zhvilluar një stërvitje të vogël në këtë palestër.


Pas kësaj vizite, Joshua ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e tij për kolegun amerikan, ndërkohë që pak kohë më parë i pat kërkuar të duelonte edhe ai në mbrëmjen kur Mayweather do të përballet me McGregor.

Gjatë vizitës në palestër Joshua ka takuar edhe disa boksierë që stërviteshin aty si dhe ka dalë në fotografi me ta, duke postuar edhe një video teksa stërvitej. Britaniku ka treguar aftësitë e tij dhe shpejtësinë në goditje, ndërkohë që prej disa muajsh është në pritje të rivalit të radhës.

Gjasat janë që Joshua të përballet sërish me ukrainasin Wladimir Klitschko, në një revansh, që mund të zhvillohet në Las Vegas. Ndaj dhe Joshua ka qenë në shtetin amerikan, për të zhvilluar bisedime me stafin e ukrainasit, për të zhvilluar një tjetër sfidë epike mes tyre. Joshua pritet të jetë në Las Vegas më 26 gusht për të parë duelin mes Mayweather dhe McGregor. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Ligue 1
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Kalo në kategori