LAJMI I FUNDIT:

Ish komandanti i UÇPMB-së: Faleminderit Serbi!

Ish komandanti i UÇPMB-së: Faleminderit Serbi!

Sot është ditë historike për Luginë e Preshevës. Për këtë duhet ta falënderoj shtetin e Serbisë. Lugina e Preshevës nga sot do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës, respektivisht e Shqipërisë.

Kështu e ka komentuar heqjen e lapidarit të UÇPMB-së, Orhan Rexhepi, ish komandant i UÇPMB-së, në një intervistë dhënë të përditshmes serbe Kurir, i cili kishte arritur para ndërtesës së Komunës disa minuta pasi që pjesëtarët e xhandarmerisë serbe u larguan.

Ai ka thënë se do të vinte edhe më herët, sepse jeton vetëm rreth 200 metra larg lapidarit, por nuk ishte lejuar.


“Kishte gjithandej pjesëtarë të xhandarmerisë. Dje e kam ditur se do ta rrënojnë. Në fakt, mbrëmë, kur u publikua lajmi i rrejshëm se paskemi pranuar që ta largojmë vetë”, ka thënë Rexhepi, transmeton Zëri.

Ai ka thënë se tashmë dihen hapat që do t’i ndërmarrin shqiptarët.

“Ekzistojnë kuvendet e delegatëve të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Ekzistojnë rregullore të këtyre kuvendeve. Të gjithë delegatët e kanë dorën e djathtë të cilën mund ta ngritin dhe të votojnë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka theksuar se kësaj radhe do të merren vendimet në mënyrë paqësore, pasi që, siç është shprehur ai, “unë njëherë e mora pushkën dhe nuk ka më arsye që ta bëjë të njëjtën gjë sërish”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori