LAJMI I FUNDIT:

Instagram me filtera të ri – sërish kopjon rivalin Snapchat

Instagram me filtera të ri – sërish kopjon rivalin Snapchat

Një tjetër muaj, një tjetër tipar i Snapchat i kopjuar nga Instagram. Këtë herë është fjala për tiparin kryesor, filterat e fytyrës.

Në përditësimin e ri 10.21 për iOS dhe Android, përdoruesit do të mund të shtypin një pullë që do t’i mundëesojë përdorimin e këtyre filterave. Mund të selektoni një prej disa filterëve të ndryshëm të cilët animohen në kohë reale.


Instagram jo vetëm se e ka kopjuar implementimin e tiparit, por ka kopjuar edhe disa prej filterave, që duken identik me ata të Snapchat.

Një tjetër tipar i ri është edhe Reëind, që mundëson lëshimin e videos nga fundi në fillim, pas incizimit. Ky është një tipar tjetër që tashmë ekziston në Snapchat për një kohë të gjatë.

Shtesat tjera të reja përfshijnë hashtag në foto-storie dhe brushën e re.