LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kadri Veseli nuk është në pozitë për të vënë kushte

Hoti: Kadri Veseli nuk është në pozitë për të vënë kushte

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i është përgjigjur një oferte të kryetarit të PDK-së, i cili ka thënë se mund të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit nëse Ramush Haradinaj votohet për kryeministër edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA.

Sipas Hotit, kryetari i PDK-së “nuk është në pozitë për të vënë kushte”.


Për më tepër, sipas Hotit, Veseli nuk do të tërhiqet vullnetarisht, por nuk mund të zgjidhet.

“Ai nuk do të tërhiqet por nuk mund të zgjidhet. Ai e ka të qartë se askush nuk e dëshiron për kryetar të kuvendit”, ka thënë Hoti në një intervistë për KTV, transmeton Insajderi.

Në një intervistë për RTK-në, Kadri Veseli tha se nuk dëshiron që të jetë pengesë për formimin e Qeverisë.

“Brenda ditës të dalin dhe të thonë se Veseli është pengesë, unë do ta ofrojë një kandidat nga PAN dhe të njëjtën ditë ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër, por mos ta bllokojmë procesin”, ka thënë ai.