Dita e Shën Valentinit është një kohë për të festuar romancën, dashurinë e besnikërinë. Por origjina e këtij festivali me ëmbëlsira dhe perëndi dashurie është në fakt e errët, e përgjakshme – dhe pakëz e ngatërruar
Ndonëse askush nuk ka treguar me saktësi origjinën e saktë të kësaj feste, një vend i mirë për t’ia filluar është Roma e lashtë, ku burrat u vardiseshin grave, duke i goditur.
Romakët e egër e të çmendur
Nga 13 shkurti deri në 15 shkurt, romakët festonin festën e Lupercalias. Burrat flijonin një dhi dhe një qen, më pas i rrihnin gratë me lëkurën e kafshëve që sapo kishin therur.
“Romantikët romakë ishin të dehur. Ata ishin lakuriq”, thotë Noel Lenski, historian në Universitetin e Colorados në Boulder. Gratë e reja në fakt viheshin në resht që burrat t’i godisnin, thotë Lenski. Ato besonin se kjo gjë do i bënte më pjellore.
Një vizatim paraqet vdekjen e Shën Valentinit – njërit prej tyre, gjithsesi. Romanët ekzekutuan dy burra me të njëjtin emër, në 14 shkurt, në vite të ndryshëm gjatë shekullit të tretë.
Kremtimi brutal përfshinte një lotari mblesërie, në të cilën të rinjtë tërhiqnin emrat e grave nga një kavanoz. Çifti më pas do të shoqërohej përgjatë gjithë kohëzgjatjes së festivalit – apo më gjatë, nëse ishin të duhurit për njëri-tjetrin.
Romakët e lashtë mund të jenë gjithashtu përgjegjës për emrin e ditës sonë moderne të dashurisë.
Perandori Claudius II ekzekutoi dy burra – të dy quheshin Valentin – në 14 shkurt të viteve të ndryshëm, në shekullin e tretë. Martirizimi i tyre u nderua nga Kisha Katolike, me festimin e Ditës së Shën Valentinit.
Më pas, Papa Gelasius I i ngatërroi gjërat në shekullin e pestë, duke kombinuar Ditën e Shën Valentinit me Lupercalian, për të dëbuar ritualet pagane. Por festivali ishte më shumë një interpretim teatror i asaj që kish qenë dikur. Lenski shton: “Ishte më shumë një dëfrim të dehurish, por të krishterët i kthyen rrobat. Por kjo nuk e ndaloi që të ishte sërish një ditë pjellorie dhe dashurie”.
Përreth të njëjtës kohë, normanët festonin Ditën e Galatinit. Galatini ishte “dashnori i grave”. Në një moment, gjasat janë që ky të jetë ngatërruar me Ditën e Shën Valentinit, qoftë edhe sepse kanë një tingëllimë të ngjashme.
Shekspiri në dashuri
Me kalimin e viteve, festa sa erdhi e u bë më e ëmbël. Chauceri dhe Shekspiri e romantizuan në veprën e tyre, dhe ajo fitoi popullaritet në të gjithë Britaninë, si dhe pjesën tjetër të Europës. Kartolinat e bëra me dorë u shndërruan në “tokens-du-jour” në Mesjetë.
Me kalimin e kohës, tradita mbërriti edhe në Botën e Re. Revolucioni Industrial solli kartolinat e prodhuara në shtypshkronja e fabrika, në shekullin 19. Dhe në vitin 1913, Hallmark Cards i Kansas City, nisi prodhimin masiv të letrave të Shën Valentinit. Që atëherë, shkurti nuk ka qenë më i njëjti.
Sot, kjo festë është një biznes i madh: Sipas studimeve të tregut të kryera nga IBIS world, shitjet në ditën e Shën Valentinit arritën 17.6 miliardë dollarë vitin që kaloi; këtë vit pritet të arrijnë 18.6 miliardë dollarë.
Por ky komercializim ka prishur në një farë mënyrë festën për shumëkënd. Helen Fisher, sociologe në Universitetin Rutgers, thotë se fajin duhet t’ia vëmë vetëm vetes sonë.
“Kjo nuk është performancë që bëhet me komandë”, thotë ajo. “Nëse njerëzit nuk donin të blinin kartolina Hallmark, ato nuk do të bliheshin, dhe Hallmark do të dilte jashtë tregu”.
Dhe kështu festimi i ditës së Shën Valentinit vazhdon, në mënyra të ndryshme. Shumëkush do të boshatisë llogarinë bankare, me qëllim të blejë lule dhe bizhuteri për të dashurën. Të tjera do të festojnë duke darkuar të vetëm, dhe duke shijuar çokollata njëra pas tjetrës. Të tjerë mund të preferojnë ta festojnë ashtu si bënin romakët. Por, le të mos shkojmë atje… /NPR/Bota.al
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror
Plani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre