Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian ka vendosur një ligj që i detyron refugjatët të kërkojnë azil në vendin e parë në të cilin hyjnë, aplikohet edhe në rrethana të jashtëzakonshme.
Rasti, i ngritur nga Austria dhe Sllovenia, mund të prekë të ardhmen e qindra njerëzve të mbërritur në bllok gjatë krizës së emigrantëve të viteve 2015-2016. Vendimi, konkretisht kishte të bënte me dy familje afgane dhe një siriane që aplikuan për azil pasi u larguan nga Kroacia.
Gjykata thotë se është përgjegjësi e Kroacisë të vendosë për rastin e tyre. Kriza arriti kulmin gjatë verës së 2015, kur një milionë emigrantë dhe refugjatë udhëtuan përmes Ballkanit Perëndimor. Nën të ashtuquajturën rregullore të “Dublinit”, refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të BE-së në të cilin hyjnë.
Por, gjermania pezulloi rregulloren e “Dublinit” për refugjatët sirianë, duke ndaluar deportimet në vendet nga ku kishin ardhur. Nga gushti 2015, qindra e ndonjëherë edhe mijëra vetë, hynin në Austri çdo ditë, fillimisht përmes Hungarisë dhe më pas përmes Sllovenisë.
Shumë donin të udhëtonin drejt Gjermanisë, por rreth 90 mijë vetë aplikuan për azil në Austri, shifër kjo ekuivalente me 1 për qind të popullatës së saj. Mes tyre, dy motra afgane dhe fëmijët e tyre që hynë në kufirin austriak në shkurt 2016.
Sipas avokatit të tyre, ato kishin hyrë në Austri me mjete transporti të pajtuara dhe organizuara nga qeveria austriake dhe qeveri të tjera.
Por, ndryshe nga shumë afganë të tjerë, atyre nuk iu dha azili. Autoritetet austriake vendosën që të deportoheshin në Kroaci, pikën e tyre të hyrjes në be sipas rregullores së Dublinit. Motrat e dërguan çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, bashkë me një shtetas sirian në slloveni, që ndodhej në situatë të ngjashme. Dhe gjykata vendosi që kalimi i kufirit kroat nga ana e tyre duhet të konsiderohej i parregullt bazuar në kornizën e “Dublinit”.
Vetëm sepse një shtet i BE lejon qytetarët jo europianë të hyjnë në territorin e tij mbi baza humanitare, ky autorizim nuk është i vlefshëm në vende të tjera të BE. Vendimi, sipas ekspertëve do të prekë me qindra azilkërkues.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre