LAJMI I FUNDIT:

Gazeta më e madhe serbe: Është mbyllur pakti, Putin do ta njoh Kosovën (Foto)

Gazeta më e madhe serbe: Është mbyllur pakti, Putin do ta njoh Kosovën (Foto)

Gazeta më e madhe në Serbi, Blic ka hapur gazetën me titullin “Putin do të njohë Kosovën”.

Blic në fakt nuk është një tabloid krejt bulevardesk, por që rregullisht përdor burime relevante për të justifikuar titujt bombastikë.


Në shkrimin e ballinës së sotme, kjo gazetë thekson: “Putin do të njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump”, në mënyrë që të nisë era e re e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Duke cituar specialistë të diplomacisë ruse dhe serbe, Blic thekson se do të ketë një këmbim të territoreve me Krimenë.

Ndërkaq, gazeta serbe i referohet edhe një interviste të Putin që në shtator, kur ai fliste për njohjen e Kosovës.

Putin, në këtë intervistë tha se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, e në anën tjetër në Kosovë e bën të kundërtën.

Gazeta serbe këto fjalë të Putinit i sheh si shqetësim të Rusisë për Serbinë.

“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po shihet se po e kuptojnë”, deklaroi në atë kohë Putin në një intervistë për Bloomberg.

“Ata thjeshtë nuk po duan të shohin. Dhe në një vend tjetër, Kosovë, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike”, tha Putin.

Ndërkaq, një prej eksperteve më të njohura britanike dhe komentatore në Rusi e ka paralajmëruar njohjen e Kosovës disa ditë më parë.

Ajo e sheh si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trump mori postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Kolumnistja e “Guardian” ka paraqitur këtë ide në gazetën “Tablet”, duke theksuar për pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm mes Trump dhe Putin në të ardhmen e afërt. Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij.

Meri Dejevski, e cila takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, përmes grupit “Valdai”, tha se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshjeje-paketë, qëllimi i së cilës ishte mbyllja e problemeve të ndryshme post-Luftës së diplomacisë së ftohtë që kishin prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave.

Rusia, deri tani ka qenë kundër njohjes së Kosovës.

Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga SHBA, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur.

Një total prej rreth 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB tani e njohin pavarësinë e Kosovës. /tesheshi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori