LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e ndaluar: “Enver Hoxha i dehur” (Foto)

Fotografia e ndaluar: “Enver Hoxha i dehur” (Foto)

Ish-drejtori i Arkivave të Ministrisë se Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto të liderit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Sipas tij, Hoxha aty është në gjendje të dehur.


“Kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini. Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është. Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/