LAJMI I FUNDIT:

Ferrari LaFerrari shitet për dhjetë milionë euro, tjetri për një euro më lirë (Foto)

Ferrari LaFerrari shitet për dhjetë milionë euro, tjetri për një euro më lirë (Foto)

Kompania gjermane që merret me shitjen e veturave të shtrenjta, ka nxjerrë në shitje dy LaFerrari për shuma që janë afro pesë herë më shtrenjtë, se që kanë kushtuar kur janë lansuar.

Është e vërtetë se janë Ferrarit më të rrallë me vetëm 499 njësi të prodhuara, por ka edhe shumë tjera të cilët pronarët mund t’i japin vetëm për dyfishin e çmimit, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, nuk bëhet e ditur çfarë i dallon këto modele, që po besohet se për to do të paguhen dhjetë milionë euro, ndërsa për tjetrën një euro më pak.

Në anën tjetër, nuk e kanë as dëmtimin më të vogël dhe nuk kanë ndonjë gërvishtje, ndërsa në orë iu shënojnë vetëm rreth dymijë kilometra të kaluara. /Telegrafi/