LAJMI I FUNDIT:

Ferrari dëmtohet në tërësi, udhëtarët shpëtojnë me lëndime të lehta (Foto)

Ferrari dëmtohet në tërësi, udhëtarët shpëtojnë me lëndime të lehta (Foto)

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara, një shofer i dehur nuk ka arritur ta merr kthesën si duhet dhe ka rënë 12 metra poshtë, duke i shkaktuar makinës Ferrari dëmtime të pariparueshme.

Megjithëse modeli 458 Speciale është dëmtuar shumë, 28-vjeçari që ishte në timon dhe tre shoqërues të tij, kanë marrë vetëm lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.


Në fotografitë e publikuara, ku shihet super-vetura që kushton 700 mijë dollarë, e ndrydhur dhe e copëtuar, duket se askush nuk është nxjerrë i gjallë nga aty.

Por, thuhet se siguria e madhe që ofron ky model i prodhuesit italian, ka bërë që udhëtarët të shpëtojnë pa probleme.

Konsumi i alkoolit dhe shpejtësia mbi 160 kilometra në orë, janë shkaktarët e këtij aksidenti automobilistik. /Telegrafi/