0Shares

Për një kohë të gjatë, është thënë se Ferrari do ta kthejë modelin California T, por pa dhënë asnjë detaj se çfarë do të përmbajë apo si duket.

Së fundmi janë publikuar disa imazhe, që e tregojnë këtë model të bazuar në Ferrari Dino, transmeton Telegrafi.

Të dy veturat janë bërë bashkë në një, si dhe kanë elemente nga 488 GTB, në një editim të bërë nga njohësit e automobilizmit.

Zyrtarët e kompanisë italiane nuk kanë pranuar asgjë, pos se janë duke punuar në këtë model.

Sipas disa të dhënave, thuhet se mund të publikohet para vitit 2019, në mënyrë që të konkurrojë me McLaren 570C. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)